Gjesti i Bernd Borchard ndaj banorëve të Astirit, Arben Ristani: Ambasadori i shkon veprimeve të Ramës

Publikuar tek: politike, më 20:53 14-10-2019 Gjesti i Bernd Borchard ndaj banorëve të Astirit, Arben Ristani: Ambasadori i shkon veprimeve të Ramës Ish-deputeti Arben Ristani

Ish-deputeti i PD Arben Ristani thotë se gjesti i ambasadorit të OSBE Bernd Borchard mbrëmjen e djeshme ndaj banorëve të Astirit, ishte një reagim joqytetar dhe i dënueshëm.

I ftuar në “Real Story”, Ristani tha se nuk është hera e parë që Borchard tregohet i njëanshëm, ndërsa shtoi se me veprimin e tij ambasadori i shkon veprimeve që bën kryeministri Rama.

“Gjuha nga kronika ishte se protestuesit kanë thirrur ”Rama ik”. Ambasadori Borchard, nuk është hera e parë që tregohet i njëanshëm. Ai bën veprime të tilla se i shkon veprimeve që bën edhe kryeministri. Kështu Shqipëria  është kthyer në një vend gallatë që nuk ka respekt ndaj ligjit e qytetarëve. Le t’ua bënte jelek-verdhëve në Francë këtë dhe ta shihte reagimin. Reagim jo qytetar, aspak civil dhe i dënueshëm”, tha Arben Ristani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074319839477539
array(1) { ["section"]=> string(107) "gjesti-i-bernd-borchard-ndaj-banoreve-te-astirit-arben-ristani-ambasadori-i-shkon-veprimeve-te-rames-182058" }