Gjesti i jashtëzakonshëm i mjekut kosovar, i dhuron QKUK-së 7 aparate oksigjeni dhe një për dializë

Publikuar tek: rajon, më 08:14 30-03-2020 Gjesti i jashtëzakonshëm i mjekut kosovar, i dhuron QKUK-së 7 aparate oksigjeni dhe një për dializë Dr. Gazmend Boshnjaku

Mjekët në Kosovë po vazhdojnë të luftojnë kundër koronavirusit, me numrin e të infektuarve që ka arritur në 94.

Edhe pse menaxhimi i situatës deri tani është në nivelin e duhur, Qendrës Klinike Universitare të Kosovës i ka ardhur në ndihmë edhe Dr. Gazmend Boshnjaku.

Boshnjaku me kompaninë e tij ka vendosur të japë si donacion për QKUK-në 5 aparate që prodhojnë oksigjen dhe një aparat të osmozës për dializë, derisa 2 aparate të oksigjenit ka lënë në dispozicion RTK-së që ajo t’i ndajë për komunat më të prekura.

Këtë lajm e konfirmoi vetë mjeku, në lidhje direkte me RTK 1.

“Kompania ime ka vendosur që të japë 5 aparate që prodhojnë oksigjen për të prekurit nga virusi Covid-19. Siç është bërë e ditur tashmë nga ky virus, atakimi i parë i sistemit imunitar të organizmit bëhet te organet respiratore, respektivisht te mushkëritë. Për këtë arsye kërkesa imediate është për furnizim me oksigjen të pastër medicinal”, ka theksuar dr. Boshnjaku.

Ai ka thënë se zakonisht oksigjenin në natyrë e kemi prej 26 deri në 28 për qind vende-vende, por aparatet në fjalë e bëjnë prodhimin e oksigjenit në kushte shtëpiake apo ambulatore dhe e shndërrojnë atë prej 26-28 në 92-93 për qind.

“Ky është një oksigjen i koncentruar dhe që u ndihmon shumë pacientëve që kanë probleme me respiratorë. Kurse sa i përket aparatit për dializë u shpreh nevoja për një të tillë në Klinikën Infektive, duke pasur parasysh se personat e prekur me Covid-19 në Klinikën Infektive midis problemeve sekondare që shfaqen pas prekjes me koronavirusin përmes organeve respiratore si dëmtim koletaral pas mushkërive vjen edhe deri te problemi me veshka dhe pacientët nuk kanë mundësi të transferohen në klinikat tjera. Prandaj, kompania jonë e bëri një donacion modest me dhënien e një aparati të osmozës për dializë për të zgjidhur problemin që edhe pacientët që kanë edhe probleme me veshkat të kenë një trajtim më të mirë”, ka theksuar dr. Boshnjaku.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0095431804656982
array(1) { ["section"]=> string(105) "gjesti-i-jashtezakonshem-i-mjekut-kosovar-i-dhuron-qkuk-se-7-aparate-oksigjeni-dhe-nje-per-dialize-200590" }