Gjesti i rrallë/ Gjeti 43 mijë dollarë brenda jastëkut dhe ia kthen pronares, flet i moshuari: Tani ndihem më mirë (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 12:53 19-01-2020 Gjesti i rrallë/ Gjeti 43 mijë dollarë brenda jastëkut dhe ia kthen pronares, flet i moshuari: Tani ndihem më mirë (VIDEO) Kutia ku u gjeten parate

Një burrë nga Michigan bleu një shtrat të përdorur për shtëpinë e tij në dhjetor, dhe këtë javë, ai bëri një zbulim interesant, gjeti 43.000 dollarë të fshehura në jastëk.

Howard Kirby bleu shtratin nga një Habitat për Rivendosjen e Njerëzimit në Owwosso, Michigan. Tek jastëku që bleu bashkë me divanin vuri re diçka ttë çuditshme disa javë pasi  e bleu, prandaj vendosi ta hapë jastëkun për të parë se çfarë kishte brenda tij.

I moshuari gjeti një kuti që përmbante 43.170 dollarë. "Jam duke u siguruar që nuk po ëndërroj", ka thënë Kirby. 

Një avokat i tha Kirby se ai nuk kishte asnjë detyrim ligjor të kthejë paratë, por ai refuzoi t'i mbante, duke thënë se nëse i  dorëzon tek pronari i divanit do të ndiehej mirë.

Ai shkoi në  dyqanin që mori divanin për të zbuluar se kush e dhuroi dhe kujt i përkisnin paratë. Kolltukun e kishte dorëzur Kim Fauth-Newberry, dhe fillimisht i përkiste gjyshit të saj, Phillip Fauth, i cili vdiq në vitin 2019. Të enjten, Kirby ia ktheu paratë të zotit, kurse divanin e mbajti.

Rick Merling, menaxheri dyqanit "Habitat Restore", u frymëzua nga vendimi i Kirby.

"Për mua, ky është dikush që, përkundër asaj që ata po kalojnë, përkundër nevojave të tyre, ka thënë: Unë thjesht do të bëj gjënë e duhur", tha ai

Kirby tha se ai mund ti kishte përdorur paratë, por ndjehet mirë pasi mori vendimin për t'i kthyer ato.

"Unë gjithmonë mendoja,se çfarë do të bëja nëse kjo do të më ndodhte ndonjëherë, dhe tani e di çfarë do bëja, dhe kjo më bën të ndihem mirë", tha Kirby.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034503221511841
array(1) { ["section"]=> string(124) "gjesti-i-rralle-gjeti-43-mije-dollare-brenda-jastekut-dhe-ia-kthen-pronares-flet-i-moshuari-tani-ndihem-me-mire-video-192499" }