GJESTI i veçantë kundër NEONAZISTEVE/ Banorët e fshatit në Gjermaninë Lindore i lënë pjesmarrësit pa birra, blejnë çdo shishe

Publikuar tek: bota, më 14:17 24-06-2019 GJESTI i veçantë kundër NEONAZISTEVE/ Banorët e fshatit në Gjermaninë Lindore i lënë pjesmarrësit pa birra, blejnë çdo shishe

Eventi i neonazistëve që do të mbahej në Ostriz të Gjermanisë Lindore, ishte një dështim total.

Shkak për këtë, janë bërë banorët e zonës së vogël si dhe presidenti I Landerit. Ata kanë blerë me qindra arka birrë që ishin planifikuar për festivalin e neonazistëve, kanë zbrazur supermarketet nga birrat për ti lënë pjesmarrësit që merrnin pjesë në këtë festival pa asnjë pije alkolike. Festivali u mbajt fundjavën e kaluar në Ostritz, në Gjermaninë Lindore.

Neonazistët u mblodhën, por nuk patën mundësi të konsumonin asgjë. Rreth 500 pjesmarrësit, pavarësisht temperaturave të larta dhe nxehtësisë, nuk patën asgjë c’të pinin dhe protagonistët ishin vetë banorët e fshatit. Policia gjithashtu ndaloi alkolin në locale gjatë ngjarjes neonaziste dhe midis të premtes dhe të shtunës u konfiskuan 4,400 litra birrë.

Ministri sasionan Michael Kretschmer ka falenderuar në rrjetet sociale banorët e Ostritz. “Kur ekstremistët e krahut të djathtë përpiqen të përcaktojnë pamjen me sloganet e tyre cnjerëzore, ne duhet ti kundërshtojmë” tha zyrtari i CDU.

 

Screenshot_11.jpg

 

Screenshot_12.jpg

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02521800994873
array(1) { ["section"]=> string(130) "gjesti-i-vecante-kunder-neonazisteve-banoret-e-fshatit-ne-gjermanine-lindore-i-lene-pjesmarresit-pa-birra-blejne-cdo-shishe-169538" }