“Gjethet e palmave do ju mbulojnë në 2017?” Denion Meidani nxjerr “zbuluar” qeverinë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:27 04-09-2016 “Gjethet e palmave do ju mbulojnë në 2017?” Denion Meidani nxjerr “zbuluar” qeverinë

“Gjethet e palmave do ju mbulojnë në 2017?”. Kështu e titullon komentin e tij djali i Presidentit Rexhep Meidani, Denion Meidani i cili denoncon “shoW-n teatral të rilindjes” sipas tij për aksin Tiranë-Durës.

“Mësuam pardje se qeveria ka vendosur me pak vonesë e shumë dhimbje të rikonstruktojë të gjithë këtë aks duke e zgjeruar e përmirësuar më në fund ate. Pak më shumë se dy vite më parë u bë pjesë e spektakleve teatrale ndërkohë që ky aks vital kërkonte një ndërhyrje serioze për zgjerim e përmirsim sepse kishte dalë me kohë jashtë parametrave fizike/teknike duke mos e përballuar me fluksin e qarkullimit sidomos gjatë sezonit të verës”, shkruan Meidani.

KOMENTI I PLOTË I DENION MEIDANIT:

Deshtoi dhe nje shoë teatral dekorativ rilindas i rradhes; konkretisht aksi i autostrades Tirane-Durres, nga dalja e Tiranes deri tek mbikalimi i Rinasit. Mesuam pardje se qeveria ka vendosur me pak vonese e shume dhimbje te rikonstruktoje te gjithe kete aks duke e zgjeruar e permiresuar me ne fund ate. Pak me shume se dy vite me pare u be pjese e spektakleve teatrale nderkohe qe ky aks vital kerkonte nje nderhyrje serioze per zgjerim e permirsim sepse kishte dale me kohe jashte parametrave fizike/teknike duke mos e perballuar me fluksin e qarkullimit sidomos gjate sezonit te veres. Pikerisht ne 30 korrik 2014 u harxhuan plot 2.4 milion euro nga parate tona si taksapagues per te hedhur nje shtrese asfalti lluster, per te ngushtuar autostraden ne mes me trafik ndarese te reja te mbjellura me ferra e jonxhe e duke eleminuar karrexhatat anesore per t’i mbjelle me 120 palma qe kushtuan plot 628 mije euro apo 5000 euro per palme pa TVSH. Nderkohe nga nje hulumtim i Gazetes Telegraf ne ate kohe na rezulton se palma te ngjashme me ato te mbjellura ne tregun e atehershem varionin ne cmim nga 300 deri ne 800 euro per cope. Sigurisht ky paska qene nje prokurim teper perfitues per disa por jo per buxhetin e shtetit dhe kontributin tone si taksapagues duke marre parasysh qe keto palma tashme do shkulen e behen kurban. Kunder ketij projekti qe binte ne kundershtim me Kodin Rrugor te Republikes se Shqiperise u shprehen dhe specialistet vendas madje dhe Byroja Teknike e Sistemit te Standarteve Rrugore te BE ku ne po shpresojme te aderojme me te drejta te plota. Pra ne kundershtime me ligjin Nr. 8378 u mbollen palma as 2 metra larg vijes anesore te rruges nderkohe qe me plot te drejte per afersine me rrugen ishin shkulur me pare nga kjo qeveri te gjitha tabelat, billbordet, e citylight-et ne pronesi te sipermarrjes private. Per te kamufluar kete shkelje ligjore vitin e pare te ketij makiazhi te nje segmenti te autostrades shpejtesia u ndryshua nga 90 km/h ne 60 km/h duke riklasifikuar gjithe segmentin rrugor. Por dhe kjo nuk zgjati shume dhe limiti i shpejtesise u rrit serish si pasoje e kapsllekut rrugor si pasoje e kesaj maskarade.

Projekte te tilla fasadiste e teatrale kemi perjetuar cep e me cep te Shqiperise fale rilindasve te rinj qe po manaxhojne me leket tona cifligjet e tyre te reja sigurisht fale votebesimit naiv. Mjafton te permendim EkoParkingun mbas stadiumit, vete stadiumin, landfillin qe supozohej te na punesonte njerez ne nevoje, sheshin e ri qe do kemi ne qender te kryeqytetit, rrugen pergjate plazhit qe perfitoi dhe ajo palma plot por jo asfaltin e nevojshem, e keshtu me rradhe jam i sigurte qe cdo kush nga qyteti i tij mund te na sjelli shembuj pa fund.

Per ta mbyllur kisha nje sygjerim per rilindjen. Qe 120 palmat e mbjella pergjate autostrades mos te shkojne totalisht dem, rilindasit mund ti perdorin gjethet e tyre per tu kamufluar ne fushaten elektorale te Dibres. Madje ka mjaftueshem dhe per ti perdorur dhe ne zgjedhjet e 2017-es, pasi te gjithe kane dale cullak sikurse Rama dikur por kete here ne raport me premtimet e punet e kryera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022768974304199
array(1) { ["section"]=> string(85) "gjethet-e-palmave-do-ju-mbulojne-ne-2017-denion-meidani-nxjerr-zbuluar-qeverine-51842" }