Gjeti kodet në internet, gazetari holandez futet në konferencën sekrete të ministrave të BE-së, ata shkrihen gazit, por i kërkojnë të largohet se mund të arrestohet (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:38 21-11-2020 Gjeti kodet në internet, gazetari holandez futet në konferencën sekrete të ministrave të BE-së, ata shkrihen gazit, por i kërkojnë të largohet se mund të arrestohet (VIDEO) Gazetari holandez ne mbledhjen e ministrave te BE

Një gazetar holandez ka arritur të futet pa leje në një videokonferencë sekrete të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të BE, falë informacioneve të publikuara në llogarinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Holandës në Twitter.

Në pamjet që shpërndajnë mediat europiane, shihet gazetari Daniel Verlaan i televizionit RTL që shfaqet në ekranin e madh të videokonferencës, në krah të ministrave të BE. Ai qesh, rregullon flokët dhe i përshëndet ministrat me dorë, ndërsa ata fillojnë të qeshin gjithashtu.

Edhe shefi i Politikës së Jashtme të BE Josep Borrell, ka qeshur fillimisht me gazetarin holandez, por më pas e ka vënë atë në dijeni se ishte futur në një konferencë sekrete dhe mund të arrestohej.

“A e di se je futur në një konferencë sekrete”, dëgjohet duke i thënë Borrell gazetarit Verlaan. “Po, po. Më vjen keq. Unë jam gazetar nga Holanda. Më vjen keq që ju pengova në konferencën tuaj”, ia ktheu gazetari.

"E dini që është vepër penale, hë?" Tha Borrell, ndërsa duke qeshur shtoi “Më mirë dilni nga konferenca, përpara se të vijë policia.”

RTL raportoi se Verlaan kishte arritur të siguronte akses për takimin sepse “llogaria në Twitter e Ministrit Ank Bijleveld përmbante shkurtimisht një foto me adresën e hyrjes dhe një pjesë të kodit PIN.”

"Pas disa përpjekjesh, RTL Nieuws arriti të hamendësonte kodin PIN të mbledhjes sekrete, sepse pesë nga gjashtë shifrat e kodit pin ishin të dukshme në foto”, tha media.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Infektohet me Covid-19 Koço Kokëdhima dhe bashkëshortja e tij, Brixhida Kokëdhima
Rritja e të infektuarve me COVID, tre ambulanca me pacientë në pritje te ‘Shefqet Ndroqi’ »
Article Logic
Execution time: 0.010644197463989
array(1) { ["section"]=> string(174) "gjeti-kodet-ne-internet-gazetari-holandez-futet-ne-konferencen-sekrete-te-ministrave-te-be-se-ata-shkrihen-gazit-por-i-kerkojne-te-largohet-se-mund-te-arrestohet-video-228596" }