Gjevreku’ turk futet në fjalorin e Oxford, ngjall reagime

Publikuar tek: bota, më 11:58 24-10-2019 Gjevreku’ turk futet në fjalorin e Oxford, ngjall reagime

Fjala turke “simit” ka hyrë në fjalorin Anglez të Oxford (OED), duke ngjallur festime në rrjetet sociale dhe duke bërë thirrje për një emoji të ri që do të mund të simbolizijë fomën rrëmbullake të gjevrekut.

OED, në azhornimin e saj në tetor, e përcaktoi ‘Simit’ si "një lloj buke në formë unaze me origjinë nga Turqia, e mbuluar me farat e susamit para pjekjes".

Zakonisht i mbuluar me farat e susamit dhe i njohur si gjevreku turk, “simit” është një element kryesor i mëngjesit në Turqi dhe zakonisht shoqërohet me ullinj, djath dhe çaj.

Vedat Milor, një kritik i shquar i ushqimit në Turqi, tha që listimi i “simit” nga OED ishte diçka "e mirë për kombin".

Simite ishte në mesin e disa termave të ushqimit dhe pijeve të renditura në azhornimin e OED të bërë në Tetor.

Fjalë të tjera përfshira:

Arancini - Topa italianë të mbushur me oriz

Goetta - salçiçe gjermane e bërë me mish dhe tërshërë, që zakonisht shërbehet gjatë mëngjesit, e prerë në feta dhe e skuqur

Poke - një pjatë në Hawaii me peshk të marinuar ose prodhine të të tjera deti, të shërbyera mbi oriz

OED është një nga fjalorët më të mëdhenj në botë dhe daton që prej 150 vitesh.

Screenshot_9.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012450933456421
array(1) { ["section"]=> string(62) "gjevreku-turk-futet-ne-fjalorin-e-oxford-ngjall-reagime-183306" }