Gjigandët e naftës dhe gazit të martën në Tiranë. Samit për shfrytëzimin e Shqipërisë

Publikuar tek: ekonomi, më 19:22 15-03-2015 Gjigandët e naftës dhe gazit të martën në Tiranë. Samit për shfrytëzimin e Shqipërisë

Gjigandët e naftës dhe gazit pritet të mblidhen të martën në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Energjetikës në një samit që do të mbahet në Tiranë mes gjigandëve të cilëve qeveria shqiptare kërkon t’u japë mundësi investimi në Shqipëri, në zonat naftëmbajtëse në vend. 

Kompanitë e njohura si “Sokar”, “Anadarko”, “Shell”, “BP”, “Ekson Mobil”, “Eni”, “Fluksis”, Repsol” dhe “NIS” do të njihen të martën në Samitin e Tiranës me prioritetet që ka në axhendën e vet qeveria shqiptare. Sipas informacionit të Ministrisë së Energjetikës, në total numërohen 13 blloqe të lira të naftës dhe gazit në vend. Ato janë shtrirë në zona të ndryshme, ku më parë janë kryer shpime, dhe ka rezultuar se ka potencial dhe rezerva për nxjerrjen e naftës. Në këtë tavolinë do të jetë edhe kompania shqiptare “Armo” e cila po ashtu ka dominimin e vet në tregun e hidrokarbureve. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.055105209350586
array(1) { ["section"]=> string(89) "gjigandet-e-naftes-dhe-gazit-te-marten-ne-tirane-samit-per-shfrytezimin-e-shqiperise-5974" }