Gjigandi francez "Total", marrëveshje për blerjen e naftës nga Irani

Publikuar tek: bota, më 13:44 28-01-2016 Gjigandi francez

Kompania më e madhe e përpunimit dhe tregëtimit të naftës në Francë, “Total” është pranë nënshkrimit të një marrëveshje për tregtinë e naftës me Iranin.

Sipas “AFP”, “Total” kërkon të blejë naftë bruto nga Irani. Marrëveshja vjen vetëm pak ditë pas heqjes së sanksioneve të fuqive botërore ndaj Iranit. Ndërsa kompania e parë që iu rikthye tregëtisë së naftës me Iranin, vetëm dy ditë pas heqjes së sanksioneve ishte “Hellenic Petroleum”.

Sipas ekonomistëve tregëtia e naftës me Iranin do të ndikojë në uljen më tej të çmimit të naftës, që në fillim të 2016-ës, rënia shënoi një rekord historik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tmerr për familjen, ekranet shfaqnin film pornografik gjatë varrimit (VIDEO)
“Varen” në litar te Kulla Eifel për të protestuar kundër vizitës së presidentit iranian (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.01285195350647
array(1) { ["section"]=> string(71) "gjigandi-francez-total-marreveshje-per-blerjen-e-naftes-nga-irani-31160" }