Gjigandi i naftës vjen në Shqipëri, Rama entuziast për investimin e ri në Berat: Garanci për të tjera kompani të huaja

Publikuar tek: ekonomi, më 11:47 20-02-2018 Gjigandi i naftës vjen në Shqipëri, Rama entuziast për investimin e ri në Berat: Garanci për të tjera kompani të huaja

Kompani gjidande Shell ka intesifikuar marrëveshjen me Shqipërinë për një investim të ri në Berat.

Një marrëveshje e re është nënshkruar sot mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë britaniko-holandeze, për të nisur kërkimin edhe në Bllokun 4 për zbulimin e naftës, mbi bazën e pritshmërive të larta që jane krijuar nga kërkimet e deritanishme në Blloqet 2 dhe 3.

Rama e ka pritur me entuziasëm këtë marrëveshje, të cilën e cilëson si një shembull të mirë edhe për kompani të tjera tëb huaja që duan të investijnë në Shqipëri.

FJALA E RAMËS

Kjo marrëveshje është e rëndësishme për qeverinë se i transmeton publikut edhe një shprehje të vendosmërisë sonë për të ndryshuar qasjen në marrëdhëniet me kompanitë që shfrytëzojnë burimet tona natyrore dhe përben një ndarje nga koha kur buxheti i shtetit përfitonte prej tyre vetëm rentën minerare. Është një garanci e vecantë për përfitim reciprok.

Marrëevshja është rezultat i një procesi interesi të ndërsjelltë dhe nga ana tjetër dhe i një këmbëngulje për të arritur në një proces ku jo vetëm garantohen përfitime dhe gjenerimi qysh në vitet e para i vendeve të punës, ndërsa tërësia e projekit vlerësohet të kete impakt në ekonominë shqiptare.

I hapim rrugë një investimi të ri të huaj në territorin shqiptar dhe shpresojmë që duke qenë se kjo marrëveshje e rrit edhe më shumë praninë e Hollandës si një vend prej ku vjen edhe një sasi e konsideruieshme investimesh të huaja kjo do të vlejë që në Hollandë Shqipëria të shikohet e plotë ashtu sic është dhe jo e pjesshme sikur s’ka gjë tjetër vec krimit të organizuar.

Sic mund ta dëshmojnë edhe miqtë tanë të Shell, Shqipëria sot në raport me të shkuarën garanton trasnparencë dhe drejtësi në marrëdhëniet mes qeverisë dhe investirorëve të huaj.

Prania e një kompanie si Shelli përbën një arsye më shumë për kompanitë e tjera si një vend që mund të investojë kushdo, përderisa investoin Shelli, përfshirë edhe sektorin e naftës që ka ende për të zbuluar.

Këtë vit bëhen 100 vjet nga zbulimi i parë i rezervave të naftës në Shqipëri, të punonjësve italiane në vitin 1918. Kjo pasuri nuk e ka pasur ende impaktin që mund të ketë në jetën e popullit tonë. Ky është qëllimi, ti hapim rrugë këtij impakti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030387878417969
array(1) { ["section"]=> string(123) "gjigandi-i-naftes-vjen-ne-shqiperi-rama-entuziast-per-investimin-e-ri-ne-berat-garanci-per-te-tjera-kompani-te-huaja-110844" }