Gjiganti i kinematografisë botërore Gerald Depardieu vjen në Shqipëri, nis xhirimet për filmin e ri në Gjirokastër (FOTO)

Publikuar tek: kulture-art, më 16:25 24-10-2019 Gjiganti i kinematografisë botërore Gerald Depardieu vjen në Shqipëri, nis xhirimet për filmin e ri në Gjirokastër (FOTO)

Ylli i kinemasë franceze Gerard Depardieu ka ardhur ditën e sotme në Shqipëri. 

Lajmin të ditur e ka bërë regjisori Mevlan Shanaj, i cili përmes një statusi në 'Facebook' ka treguar se Depardieu do të xhirojë Gjirokastër një film me regjisorin Arben Kastrati dhe me Shqipe Kamberin nga Prishtina.

Gjithashtu Shanaj ka njoftuar  se një grup yjesh të kinematografisë shqiptare, si  Tinka Kurti, Luftar Paja, Rajmonda Bulku, Birçe Hasko apo Petrit Ruka do të jenë pjesë e Festivalit  Teatror "Kadri Roshi" organizuar nga Agjensia e Kulturës e Bashkisë Gjirokastër.

Për ardhjen e aktorit ka reaguar edhe ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila është shprehur se gjëra të mira shumë po i ndodhin Gjirokastrës që kulturën nuk e ka vetëm histori por edhe frymë të ditës. Kjo e fundit ka publikuar edhe disa foto me Depardieu nga Kalaja e Gjirokastrës.

'Sot ne Kerculle, Gjirokaster, ishte ky gjigandi boteror GERARD DEPARDIEU , nje bisede shumë e shkurter e kendeshme, une sigurisht i shpreha kenaqesi qe ndodhet ne Shqiperi, i cili me kortezi me tha: se eshte shumë bukur, pasi i fola per madheshtine e tij si aktor, duke i thene se je pak me i vogel se une , kuptohet ne moshe dhe madheshtor ne art, me beri kompliment per moshen... atehere i thash , edhe ti je , sic themi ne per te zene hunden me dore.... qeshem dhe kaq. ( Kishte ardhur per xhirim filmi me Arben Kastrati nga Prishtina, ne ate kohe kur e takova ishte vetem me Shqipe Kamberi nga Prishtina)', shkruan ndër të tjera Shanaj.

Kujtojmë që Gerard Depardieu është një ndër personalitetet gjigante të kinematografisë botërore. Ai ka qenë për dekada një simbol i popullit francez, që para tij kishte qenë aq i mishëruar në mit vetëm falë Jean Gabin dhe Brigitte Bardot.

73375627_2538765939525580_2927181849023217664_n.jpg

72851718_2538766166192224_5471042518328016896_n.jpg74791448_2538766066192234_8140713358237106176_n.jpg

 

 74184029_449559525681711_5475050414304919552_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077610015869141
array(1) { ["section"]=> string(125) "gjiganti-i-kinematografise-boterore-gerald-depardieu-vjen-ne-shqiperi-nis-xhirimet-per-filmin-e-ri-ne-gjirokaster-foto-183347" }