Gjiganti i pijeve braktis Italinë për shkak të dy taksave të reja, zhvendos fabrikën në Tiranë

Publikuar tek: ekonomi, më 16:21 26-12-2019 Gjiganti i pijeve braktis Italinë për shkak të dy taksave të reja, zhvendos fabrikën në Tiranë

Kompania gjigante e pijeve me sheqer “Coca Cola” do të braktisë fabrikën në Itali për t’u zhvendsur drejt Shqipërisë. Shkak janë bërë dy taksa të reja nga qeveria italiane.

Bëhet fjalë për taksën ndaj sheqerit dhe taksën e plastikës që e kanë detyruar “Coca Cola” të largohet nga Siçilia për ta transferuar të gjithë prodhimin në Tiranë, teksa qindra punëtorë në Itali rrezikojnë vendin e punës.

Nëntë shtete europianë kanë prezantuar taksën e sheqerit, pas rekomandimit të Organizatës Botërore të Shëndetit, për të minimizuar konsumin e për rrjedhojë edhe efektet e dëmshme që pijet me sheqer të shtuar kanë në shëndet.

Po ashtu, taksa e plastikës që lidhet me politikat ambientaliste, aktualisht në Itali është 50 cent për çdo kilogram plastike. Të dyja taksat janë ndeshur me kundërshti nga shoqatat e prodhuesve ndërsa pritet të hyjnë në fuqi në janar të 2020-ës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si e nxorri INSTAT, Shqipërinë më të pasur se Rumania dhe Serbia
»
Article Logic
Execution time: 0.0085010528564453
array(1) { ["section"]=> string(100) "gjiganti-i-pijeve-braktis-italine-per-shkak-te-dy-taksave-te-reja-zhvendos-fabriken-ne-tirane-190433" }