Gjiknuri: Aeroporti i Vlorës më i miri në Shqipëri, kushton 100 mln euro

Publikuar tek: barometri, më 08:19 25-01-2018 Gjiknuri: Aeroporti i Vlorës më i miri në Shqipëri, kushton 100 mln euro

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka pohuar se brenda vitit do nisë puna për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës që siç u shpreh ai, nuk do jetë i vetmi. 

Sipas premtimit të Gjiknurit është duke u punuar edhe për aeroportin e Kukësit si dhe është duke u studiuar edhe ndërtimi i aeroportit të Sarandës.

“Aeroporti i Vlorës do jetë më i miri në Shqipëri. Më i madh se aeroporti i Rinasit. Është një investim prej 100 milionë eurosh dhe do nisë ndërtimi brenda vitit. Po punojmë intensivisht për aeroportin e Kukësit, gjithashtu dhe për aeroportin turistik të Sarandës, e cila është një zonë që ka intensitet të lartë turistësh”, u shpreh ministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020971059799194
array(1) { ["section"]=> string(77) "gjiknuri-aeroporti-i-vlores-me-i-miri-ne-shqiperi-kushton-100-mln-euro-107827" }