Gjiknuri-Çela në Elbasan,pajisen gjithë abonentët me matësa

Publikuar tek: ekonomi, më 13:53 07-06-2016 Gjiknuri-Çela në Elbasan,pajisen gjithë abonentët me matësa

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka përfunduar  procesin e plotësimit me matësa të të gjithë abonentëve në rajonin e Elbasanit ku përfshihet edhe Librazhdi, Gramshi e Cërriku.

Prezent, për  inspektimin e punës së strukturave lokale në terren ishin Ministri i Energjisë dhe Industrisë z.Damian Gjiknuri si dhe administrator i OSHEE-së z.Adrian Çela.

OSHEE ka investuar gjatë vitit 2015 mbi 99 milion lekë në këtë rajon ndërsa planifikon që brenda këtij viti të kryejë edhe 444 milion lekë investime të tjera që shtrihen nga qyteti Elbasan, zonat periferike, Librazhd, Gramsh e Cërrik.

Ministri Gjiknuri tha se duke nisur nga leximi i muajit të parë prej datës së vendosjes së sahatit, çdo konsumatori do ti faturohet energjia që konsumon duke mos patur me faturimin aforfe.

“Është një investim shumë i rëndësishëm dhe angazhim që po mbahet. Me rëndësi është të kuptohet nga çdo qytetar se dëmtimi dhe dhunimi i sistemit të matjes nuk do të tolerohet. Askush që do të vërë dorë mbi sahatet duke i dëmtuar ato qëllimisht nuk do ti shpëtojë ndëshkimit të ashpër. Nuk mundet dhe nuk do të tolerohet që individë të caktuar të dëmtojnë sistemin e matjes dhe koston ta paguajnë qytetarët korrekt me ligjin”, u shpreh z.Gjiknuri. 

Sipas tij, angazhimi i rradhës pas heqjes së faturave aforfe do të jetë transformimi i Zyrave të Kujdesit ndaj Klientit. “Operatori i Shpërndarjes po punon tanimë për kthimin e zyrave të Kujdesit ndaj Klientit në ambiente të denja për pritjen e qytetarëve”, theksoi Gjiknuri. 

Ndërkaq, administratori i OSHEE-së z.Adrian Çela deklaroi se vetëm për vitin 2015 në rajonin e Elbasanit janë kryer mbi 99 milion lekë investime në përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes. 

Për vitin 2016, vlera totale e investimit të planifikuar arrin në 330 milion lekë. Gjithashtu do investohet në lagjet periferike për rikonstruksiuonin e 21 kabinave prej të cilave edhe 4 janë në Peqin.

 “Jemi në procedurën e miratimit dhe të një investimi shtesë prej 114 milion lekësh për rrjetin e zonave Gramsh, Librazhd, Cërrik e Belsh ku do rikonstruktohen 35 kabina”, tha Çela.

Përsa i përket vendosjes së matësave, Çela sqaroi se “faturimi nuk është leximi që nis në muajin Qershor, por leximi do të nis nga muaji Korrik, ku nuk do të ketë qytetar me fatura aforfe. Dua ti bëj dhe një thirrje, jo për qytetarët e Elbasanit sepse se kemi hasur këtë problem, po nëpërmjet jush të gjithë atyre që pengojnë punonjësit tanë në montimin e matësave, të heqin dorë nga ky qëndrim. Pas datës 1 Korrik, kush nuk ka matës nuk do të marrë furnizim me energji elektrike, do të trajtohen njësoj si debitorët”.

Rezultatet  janë të dukshme në rajonin e  Elbasanit. OSHEE ka regjistruar  mbi 200 përqind të arkëtimeve në 3 vitet e fundit dhe niveli i humbjeve ka zbritur nga 47% që ishte para 2 vitesh në nivelin e 20-25 %.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017866134643555
array(1) { ["section"]=> string(64) "gjiknuri-cela-ne-elbasan-paisen-gjithe-abonentet-me-matesa-42725" }