Gjiknuri: Dialog me SHELL për kërkimin e naftës e gazit në zonën e Shpiragut

Publikuar tek: politike, më 09:35 31-03-2015 Gjiknuri: Dialog me SHELL për kërkimin e naftës e gazit në zonën e Shpiragut Ministrat Bushati e Gjiknuri gjatë vizitës në Hagë

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati si dhe ai i Energjisë Damian Gjiknuri gjatë një vizite me homologët në Hagë diskutuan edhe procedurat e ofrimit për aktivitet kërkimi të blloqeve të lira të naftës e gazit.

Duke marrë në konsideratë edhe rezultatet pozitive të kërkimeve të kompanisë SHELL e Petromas në zonën e Shpiragut, ministri Gjiknuri konfirmoi se në kuadër të këtij procedimi do të ketë një dialog edhe me këtë kompani.

Ministrat morën pjesë edhe në takimin e Institutit të Clingendael ku u diskutua mbi integrimin në Ballkanin Perëndimor dhe sigurinë energjitike në Evropën Juglindore.

“BE duhet të sigurojë krahun e saj juglindor ku projekte energjitike rajonale si TAP dhe IAP po marrin rëndësi parësore. Këta dy gazsjellës në përputhje me stratëgjinë e BE për sigurinë energjitike do të luajnë një rol të rëndësishëm për diversifikimin e burimeve si dhe krijimin e një tregu rajonal të integruar që do funksionojë sipas standareteve të BE, tha në fjalën e tij ministri Bushati.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030572891235352
array(1) { ["section"]=> string(80) "gjiknuri-dialog-me-shell-per-kerkimin-e-naftes-e-gazit-ne-zonen-e-shpiragut-7404" }