Gjiknuri e paditi për shpërdorim detyre, reagon ish-drejtori i LSI: Stisje politike, ja si është e vërteta

Publikuar tek: aktualitet, më 19:15 30-03-2018 Gjiknuri e paditi për shpërdorim detyre, reagon ish-drejtori i LSI: Stisje politike, ja si është e vërteta Ish-drejtor i Ujësjellësit, Ardian Allushi

Pas paditjes nga ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ka reaguar për herë të parë ish-drejtori i Ujësjellësit, Ardian Allushi.

Allushi ka thënë se e gjitha kjo situatë e krijuar është një farsë politike që ka për qëllim fshehjen e abuzimeve nga ana e tyre, ndërkohë që deklaron se ka zbatuar ligjin pikë për pikë.

Ish-drejtori ka theksuar se të gjitha përpjekjet për të mbuluar të vërtetën janë jo serioze dhe nuk tregojnë asgjë më shumë se sa mjerimin aktual të administratës.

Newsbomb.al mëson se projekti për të cilin Allushi akuzohet, është pjesë e projekteve ndërkombëtare që qeveria e Shqipërisë ka lidhur me qeveritë e huaja, ndërkohë që legjistlacioni i vendit tonë thotë që këto marrëveshje miratohen në Parlament dhe monitorimi i procesit bëhet nga operatori i  qeverisë së huaj.

"E gjitha është një stisje e motivuar politikisht dhe që ka për autor ata që sot duan të fshehin abuzimet e tyre në drejtorinë e ujësjellësit. Unë kam zbatuar pikë për pikë ligjin dhe aktet rregullatore të tij.

Çdo akt apo veprim juridik apo financiar është miratuar nga Banka Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar(JICA), në përputhje me marrëveshjen e miratuar në Parlament në vitin 2008, e cila ka monitoruar dhe certifikuar të gjithë ecurinë e projektit nga fillimi deri sot.

Projekti për të cilin zoti Gjiknuri pretendon se është abuzuar është audituar në detaje nga Kontrrolli i Lartë i Shtetit. Përfundimet e tij mund ti shohë dhe gjykojë kushdo."- ka thënë Allushi.

REAGIMI I PLOTË:

E gjitha është një stisje e motivuar politikisht dhe që ka për autor ata që sot duan të fshehin abuzimet e tyre në drejtorinë e ujësjellësit. Unë kam zbatuar pikë për pikë ligjin dhe aktet rregullatore të tij.

Çdo akt apo veprim juridik apo financiar është miratuar nga Banka Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar(JICA), në përputhje me marrëveshjen e miratuar në Parlament në vitin 2008, e cila ka monitoruar dhe certifikuar të gjithë ecurinë e projektit nga fillimi deri sot.

Projekti për të cilin zoti Gjiknuri pretendon se është abuzuar është audituar në detaje nga Kontrrolli i Lartë i Shtetit. Përfundimet e tij mund ti shohë dhe gjykojë kushdo.

Ato janë të tëra në përputhje me ligjin dhe nuk është evidentuar asnjë shkelje.

Me cilësinë e drejtuesit kam respektuar ligjin pikë për pikë, por këtë gjë nuk kanë dashur ta shohin dhe evidentojnë audituesit politik të Ministrisë së Energjisë.

Auditet politike të inicuara nga ministrat e Edi Ramës janë thjeshtë shërbime për shefat që duan të fshehin korrupsionin e vërtetë të ministrave dhe të qeverisë.

Çdo përpjekje për të mbuluar të vërtetën dhe kërcënimet në emër të Prokurorisë janë jo serioze dhe të pavlera. Gjyqet politike të bekuara nga Edi Rama nuk tregojnë asgjë më shumë se mjerimin aktual të administratës që është tashmë pré e gjuetisë së shtrigave në emër të drejtësisë.

Shpreh bindjen dhe sigurinë se asnjë audit politik dhe i bekuar nga tarafet e korrupsionit sado të përpiqet nuk do mund të hedhë baltë mbi punën tonë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kujdes! Ky gabim elementar në zemër të Tiranës i ka kushtuar shtrenjtë 47 shoferëve (Video)
Nami në Kakavijë, policia kufitare kontrolle të rrepta automjeteve (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.013093948364258
array(1) { ["section"]=> string(110) "gjiknuri-e-paditi-per-shperdorim-detyre-reagon-ish-drejtori-i-lsi-stisje-politike-ja-si-eshte-e-verteta-115106" }