Gjiknuri flet pas mbledhjes: PD të sjellë një model europian dhe ja dërgojmë ODIHR, ta zgjedhin vetë. Ata duan të bllokojnë zgjedhjet

Publikuar tek: politike, më 13:52 01-10-2020 Gjiknuri flet pas mbledhjes: PD të sjellë një model europian dhe ja dërgojmë ODIHR, ta zgjedhin vetë. Ata duan të bllokojnë zgjedhjet Damian Gjiknuri, PS

Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik Damian Gjiknuri thotë se ata i kanë propozuar PD që të sjellë në tryezë një propozim europian për koalicionet dhe më pas t’ja dërgojnë bashkarisht ODIHR-it.

“Pas një mbledhjet tejet të gjatë me debate dhe diskutime, bëmë një propozim si PS dhe thamë nisur nga ndryshimet kushtetuese që kanë ndodhur dhe që nuk mbajnë më atë koalicion që kërkon PD. Ju propozuam të na sjellin një propozim të shkruar dhe që përdoret në një vend europian, dhe ja propozojmë ODIHR.

Por që të qëndrojmë në të njëjtin pozicion është që të krijojmë vakum kushtetues, të mos votohen ndryshimet në Kod dhe të mos shkohet në zgjedhje.

A po flasim gjithë ditën për standartet europiane, ju themi na sillni një propozim të formuluar dhe të përdorur nga një shtet europian. Unë e kam bërë dhe thirrje, por të sfidosh konsensusin me një model joeuropian është tallje me shqiptarët”, tha Gjiknuri.

Më tej, ai u shpreh se PD kërkon që të mos votohet Kodi Zgjedhor, ndërkohë që theksoi sërish thirrjen që opozita të sjellë në tryezë një model europian të zgjedhur nga vetë ajo.

“Që të shkojë të ODIHR duhet të shkojë me një produkt. Po i themi PD sill një përkufizim të koalicionit nga legjislacioni europian. Ne kemi propozimin tonë, e cojmë dhe atë. Ata thonë hajde rrimë te ky kod. Por ky kod ka rënë, s’ka më.

Ne do përpiqemi me ato parlametar që të gjejmë një zgjidhje kompromisi dhe të bëjmë votat për të kaluar atë marrëveshje. Ne po i themi dhe PD na sill një model dhe po të duan le ta kopjojnë, të dali dikush në televizion dhe të thotë ku dallojnë.

Nëse taktika e bllokimit të konsensusit vetëm si do njëra palë, nuk e besoj. Europa po thotë shkoni te modeli europian, po këto janë kaprico ballkanike.

Po i them PD: Merr një formulim të një ligji europian që ka sistem proporcional me lista të hapura. Nëse nuk e pranojmë hajde e cojmë te ODIHR. Hajde me një produkt europian dhe jo ballkanik e pastaj kërkon mendim europian”, përmbylli Damian Gjiknuri.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01230001449585
array(1) { ["section"]=> string(137) "gjiknuri-flet-pas-mbledhjes-pd-te-sjelle-nje-model-europian-dhe-ja-dergojme-odihr-ta-zgjedhin-vete-ata-duan-te-bllokojne-zgjedhjet-222329" }