Gjiknuri: Koalicionet janë të mundshme, formula e vjetër ka rënë, por mund të bëhen bashkë dhe të garojnë...

Publikuar tek: politike, më 20:22 22-09-2020 Gjiknuri: Koalicionet janë të mundshme, formula e vjetër ka rënë, por mund të bëhen bashkë dhe të garojnë... Damian Gjiknuri

Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, duke komentuar ngjarjet e fundit në Këshillin Politik dhe ecurinë e dialogur me opozitën, fajësoi këta të fundit për zvarritje të procesit.

"Mbledhja sot përfundoi pa rezultat. Nuk kishin qasje të njejta. Unë iu thashë që të vijnë me drafte konkrete, ata vazhdojnë me letra drejtuar ODIHR-it".

Gjiknuri më tej i pyetur nga gazetari Sokol Balla për koalicionet, tha se ato nuk janë ndaluar, por thjesht ka rënë formula e vjetër, kjo me ndryshimin e Kodit Zgjedhor në Kuvend.

"Koalicioni është i mundshëm, partitë që duan të jenë bashkë në garë të dalin në një listë. Mënyra e vjetër e koalicioneve ka rënë. Tani jo vetëm që mund të hyjnë vetëm fare në garë, por mund të bashkohen bashkë. Kjo është barazi gare. Ato të vjetrat janë formula koalicioni që tjetërsojnë votën. Në hapësirën e fletës mund të vihet emri apo sigla e koalicionit. Por duhet një lider që do e depozitojë këtë listë. Kodi Zgjedhor aktual ka rënë. Është ndryshuar Kushtetuta, është ndryshuar themeli. Ne nuk kemi prekur marrëveshjen e 5 qershorit. Çfarë po ndryshohet? Këto koalicione përshtaten me çdo formulë në vendet e Europës. Ata nuk kanë nxjerrë asnjë formulë koalicionesh siç e duan ata, që ta ketë një vend i Europës. Këta duan të fusin partitë e tyre fantazëm, të marrin vota nga një formulë e tillë që tjetërson votën".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094738006591797
array(1) { ["section"]=> string(109) "gjiknuri-koalicionet-jane-te-mundshme-formula-e-vjeter-ka-rene-por-mund-te-behen-bashke-dhe-te-garojne-221292" }