Gjiknuri mbledh gratë socialiste në Vlorë për drekë, tre prej tyre festojnë ditëlindjen (Ndizen motorrët e fushatës)

Publikuar tek: politike, më 15:45 20-09-2020 Gjiknuri mbledh gratë socialiste në Vlorë për drekë, tre prej tyre festojnë ditëlindjen (Ndizen motorrët e fushatës)

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, ditën e sotme së bashku me kryetarin e PS në Vlorë, Anduel Tahiraj kanë mbledhur gratë socialiste për drekë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Tahiraj ka publikuar një foto ku shihen gratë socialiste në një tryezë, ku shkruan se tre prej tyre festojnë ditëlindjen.

Në këtë mënyrë janë ndezur edhe motorrët e fushatës në Vlorë, teksa Tahiraj shkruan se Forumi i gruas së Partisë Socialiste është aset dhe vlerë unike në strukturat e partisë.

“Gëzuar ditëlindjen Zonjat tona të nderuara Teuta Gjokoli, Bruna Mersini, Elona Toci.

Forumi i gruas së Partisë Socialiste është aset dhe vlerë unike në strukturat tona. Me Ju fitorja nuk është në numra, por në vlera dhe model suksesi në fushat dhe profesionet tuaja. Bashkë në këtë ditë të gëzuar, bashkë në fushatën e radhës, bashkë në suksesin e merituar të Partisë Socialiste.

Parti e cila mbart vlera dhe ju përfaqëson denjësisht” shkruan Tahiraj krahas postimit.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013302087783813
array(1) { ["section"]=> string(120) "gjiknuri-mbledh-grate-socialiste-ne-vlore-per-dreke-tre-prej-tyre-festojne-ditelindjen-ndizen-motorret-e-fushates-221027" }