Gjiknuri në Fierzë: Nuk ka rrezik për përmbytje

Publikuar tek: aktualitet, më 11:16 08-02-2015 Gjiknuri në Fierzë: Nuk ka rrezik për përmbytje

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Christoph Graf dhe Drejtori i Korporatës Elektroenergjetike, Agron Hetoja, vizituan sot hidrocentralin e Fierzës. Ata u njohën nga afër me punët e përfunduara dhe me ato në vazhdim e sipër të financuara nga Zvicra në një nga burimet më të rëndësishme të energjisë në vend.

“Nuk besoj të kemi përmbytje apo rreziqe që mund të vinë nga shkarkimet e pakontrolluara. Siç po e shikoni këtu, shkarkimet janë të kontrolluara, agregatët po punojnë me fuqi të plotë. Pra, po punojnë dhe po shitet energjia ditën dhe natën, një energji ose ujë që do të ikte dëm. Nga ana tjetër, po bëhet një shkarkim i kontrolluar që është i mjaftueshëm për të mbajtur balancën e pjesës së rezervuarit që të ngrihet në nivele shumë të vogla që janë të pranueshme. Sot jemi në kuotën 292.80 m dhe çdo gjë po menaxhohet e kontrollohet në ditë pas dite dhe orë pas ore nga KESH-i. Moti ka dhe të papriturat e tij por KESH po e monitoron situatën dhe autoritetet kanë marrë masat e tyre”, u shpreh ministri Giknuri.

Ambasadori Christoph Graph tha se reforma në energji ka nisur të japë rezultate të qarta në kuader të sigurimit dhe furnizimit të vazhdueshëm për qytetarët.

Gjithashtu, vlerësoj masat e shënuara për të mbrojtur grupet e prekshme. I inkurajoj autoritetet të ndjekin veprimet dinamike të kesaj reforme, në përputhje të plotë me rregullat, proçedurat dhe standardet e qeverisjes së mirë. Ne jemi gati për mbështetje të mëtejshme të autoriteteve shqiptare dhe institucioneve përkatëse për të kontribuar në përmirësime të sektorit energjetik”, tha ambasadori.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet protagonistja e konfliktit me dy policët rrugorë
Rama nga Novosela: Respekt për punën e emergjencave, do dëmshpërblejmë gjithçka »
Article Logic
Execution time: 0.013002157211304
array(1) { ["section"]=> string(51) "gjiknuri-ne-fierze-nuk-ka-rrezik-per-permbytje-2684" }