Gjiknuri nuk pranoi mbledhjen e Këshillit Politik nesër, reagon Opozita: konfirmoi njëanshmërinë e akteve që PS po bën gati të miratojë

Publikuar tek: politike, më 20:53 15-09-2020 Gjiknuri nuk pranoi mbledhjen e Këshillit Politik nesër, reagon Opozita: konfirmoi njëanshmërinë e akteve që PS po bën gati të miratojë Foto arkivë

Opozita e Bashkuar ka reaguar pas përgjigjes së Damian Gjiknurit, i cili tha se mbledhja e radhës e Këshillit Politik do të zhvillohet sipas planifikimit, të premten në orën 10:30.

Opozita thotë se PS ka refuzuar kërkesën e tyre për të kërkuar ekspertizën e OSBE/ODIHR.

Gjithshtu PD del në konkluzionin se me refuzimin për t'u takuar ditën e nesërme, Damian Gjiknuri konfirmoi njëanshmërinë e akteve që PS po bën gati të miratojë.

Reagimi i Opozitës

PS refuzon kërkesën e Opozites për të kërkuar ekspertizën e OSBE/ODIHR. Nuk merr pjesë në mbledhjen e nesërme.

Në përgjigjen për opozitën, për kërkesën me temë “marrjen e ekspertizës së OSBE-ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik”. përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri, mes të tjerash shprehet:

“Nuk mund të kërkoni që anëtarët e tjerë të Këshillit Politik, për të cilët zbatimi i Kushtetutës është një çështje që as vihet në diskutim, as zvarritet dhe as anashkalohet, të bëhen pjesë e kësaj kërkese, aq më tepër të kërkoni që ekspertiza e OSBE/ODIHR-it të keqpërdoret me prapamendim.”

Duke refuzuar kërkesën për të marë opinionin e OSBE/ODIHR, Gjiknuri rendit pikat për të cilat duhet vazhduar puna

“Puna e do që ne të shtrojmë në tavolinë jo vetëm idetë, por mbi të gjitha propozimet tona të detajuara, pse jo draftet tona të plota e ezauruese për pragun zgjedhor, për formulën dhe procedurën për numërimin, tabulimin dhe kalkulimin e votave parapëlqyese, për regjistrimin e të drejtat proceduriale dhe materiale të koalicioneve zgjedhore, për pasqyrimin në fletën e votimit, për numërimin e votave, tabulimin dhe kalkulimin e votave parapëlqyese të listës së koalicionit”.

Damian Gjiknuri konfirmoi njëanshmërinë e akteve që PS po bën gati të miratojë.

“Ju informoj se ekipi i PS-së është në punë për të konkretizuar dispozitat e Kushtetutës dhe për t’ireflektuar ato respektivisht në Kodin Zgjedhor. Në cilësinë e përfaqësuesit e mazhorancës, në mbledhjen e ditës së Premte unë do të paraqes draftin me propozimet konkrete që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor për çështjet e sipërcituara.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096879005432129
array(1) { ["section"]=> string(140) "gjiknuri-nuk-pranoi-mbledhjen-e-keshillit-politik-neser-reagon-opozita-konfirmoi-njeanshmerine-e-akteve-qe-ps-po-ben-gati-te-miratoje-220500" }