Gjiknuri për Kodin Zgjedhor: S’kemi bërë asnjë gabim, se nuk jemi aq të trashë saqë...

Publikuar tek: politike, më 21:56 29-10-2020 Gjiknuri për Kodin Zgjedhor: S’kemi bërë asnjë gabim, se nuk jemi aq të trashë saqë... Gjiknuri

Deputeti Damian Gjiknuri është përfshirë në një debat me analistin Arjan Vasjari në ‘Real story’, në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, dhe rrëzimin e ekretit të Metës në Kuvend.

Vasjari e vë në pikpyetje këtë Kod të ri Zgjedhor, duke qenë se mazhoranca nuk pranoi që ai të verifikohej nga OSBE.

Gjiknuri nga ana tjetër thotë se mazhoranca nuk iu drejtua OSBE apo ‘Venecia’-s pasi nuk ka bërë asnjë gabim.

Vasjari: Ka tejkalime të dyshimta, e kemi thënë tek Presidenca. Por ka disa gjëra që duhet t’i shohim në sy.

Gjiknuri: Unë duhet të jem i saktë. Sistemi zgjedhor ndryshoi, jo, Formimi i komisioneve zgjedhore nuk ndryshoi. Zonat zgjedhore, mënyra e shpërndarjes së mandateve, nuk ndryshoi. Nuk mund të bëhen më pak se 1 vit këto. Ose edhe po u bënë, duhet të jenë në nivel kushtetues, jo në nivelin e ligjit të zakonshëm.

Vasjari: Spekulim i qartë. Mos ma thuaj mua tani.

Gjiknuri: Mbase dhe ti nuk i ke kushtuar vëmendje.

Vasjari: I kam kushtuar aq shumë vemendje.

Gjiknuri: Po flasim për fyrmën dhe gërmën. Të bëj një pyetje. Pse nuk i thanë OSBE. Janë të vetëdijshëm, dhe po u bën një kritike. Ajo çfarë ka ndodhur me këto ndryshime. Këta mund t’i thoshin OSBE, kemi bërë disa ndryshime, merreni verifikojeni. Pala tjetër e kërkoi me insistim. E kanë bërë me marrëveshje ne janar.

Vasjari: Po bën spekulim.

Gjiknuri: Duhet të pranojmë që dokumenti i ‘Venecias’, siç unë e lexova.

Vasjari: Nuk kompleksohem nga këto.

Gjiknuri: Morale të një ballafaqimi. Dokumenti ishte siç është.

Vasjari: Barën morale, të garantoj që nuk e kam askund. E kotë që e bën me mua.

Gjiknuri: Dokumenti i Venecias thotë kështu. Pse ne nuk iu drejtuam kur ishim kaq të sigurtë. Në Venecia shkohet me ligj, jo me opinione. Edhe në OSBE, jo me debat. Sa nuk kishim një produkt konsensual, s’kishte pse shkohej. Tani Presidenti e çoi meqë kemi dokument. Ne nuk kemi bërë asnjë gabim, se nuk jemi aq të trashë, që nesër të linim litarin dhe të kishim gabime për ligjin zgjedhor. Ne duam që ai ligj të jetë në përputhje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elisa Spiropali shpërthen në akuza: Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë marrë peng vendin për 30 vite
Dashamir Shehi nuk ‘mban më’: Rama nuk është i forti, është i keqi »
Article Logic
Execution time: 0.011970043182373
array(1) { ["section"]=> string(88) "gjiknuri-per-kodin-zgjedhor-s-kemi-bere-asnje-gabim-se-nuk-jemi-aq-te-trashe-saqe-225724" }