Gjiknuri për listat: 70% e individëve votojnë partinë, se nuk i interesojnë emrat e kandidatëve...

Publikuar tek: politike, më 20:51 01-10-2020 Gjiknuri për listat: 70% e individëve votojnë partinë, se nuk i interesojnë emrat e kandidatëve... Fevziu - Gjiknuri

Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, deputeti Damian Gjiknuri, tha sot në "Opinion" se mënyra më e mirë është formula e listave që PS ka propozuar.

Kjo pasi siç tha Gjiknuri, sipas studimeve të bëra në shumë vende të botës, ku është prezent votimi preeferencial, 70% e votuesve zgjedhin partinë, pasi nuk i intereson shumë emri i kandidatit.

Gjiknuri gjithashtu ka shpejguar shkurtimisht dhe formulën që ka propozuar PS në Këshill, për mënyrën se si do të jetë lista dhe si do të bëhet votimi.

Gjiknuri: Nesër ka mundësi të bëjmë një ndryshim, një renditje lart në lidhje me votat preferenciale...prandaj thashë votohet njëher për ekipin. Sipas studimeve, në shumë vende të botës, që kanë votim preferencial me 2 vota, 70% e elektoratit voton për partinë dhe jo për kandidatët, se nuk i interesojnë emrat, nuk është çështke lojë individi kjo.

Fevziu: Po mirë lëreni vetëm me partinë dhe bini rehat!

Gjiknuri: Jo më se partia është institucion, jo hidh ca emra aty dhe të shohim çfarë do dalë. Në fletë, individi ka 2 mundësi, të zgjedhë partinë dhe automatikisht të bjerë dakord me renditjen e partisë dhe ka mundësi për një votë të dytë nëse ka preferencë një kandidat jetër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « BASHA bën deklaratën E FORTË: Edi RAMA do ndiqet penalisht, i ka dosjet gati dhe e pret ndëshkimi!
'Po flet si shkollare, mos i hap listat se do humbësh', Hajdari nxehet dhe i bërtet Baton Haxhiut: Mos më jep mend mua se... »
Article Logic
Execution time: 0.010273933410645
array(1) { ["section"]=> string(99) "gjiknuri-per-listat-70-e-individeve-votojne-partine-se-nuk-i-interesojne-emrat-e-kandidateve-222386" }