Gjiknuri: Projekti i hekurudhës Tiranë-Durrës përfundon brenda 4 viteve

Publikuar tek: barometri, më 08:17 23-01-2018 Gjiknuri: Projekti i hekurudhës Tiranë-Durrës përfundon brenda 4 viteve

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri i futuar në emisionin "Tonight Ilva Tare" foli edhe për projektin e qeverisë për hekurudhën. Ai tha se brenda mandatit 4-vjeçar të qeverisë do të zgjidhet i gjithë përmirësimi i rrjetit Tiranë-Durrës dhe me lidhje në Rinas.

“Ka filluar një projekt dhe besoj se këtë 4-vjeçar do të zgjidhet i gjithi, do të përfundojë që është përmirësimi i rrjetit Tiranë-Durrës dhe me lidhje në Rinas. Do të rritet shpejtësia, do të përmirësohet infrastrukutra hekurudhore. Jemi duke diksutuar edhe me Bashkinë e Tiranës dhe BERZH për krijimin e një zgjatimi deri në qendër, aty ku ka qenë stacioni i vjetër në mënyrë që qyetarët të kenë mundësi ta marrin trenin aty dhe të shkojnë.

Ka disa studime fizibliliteti që po i bëjmë me Greqinë dhe vendet fqinje për lidhje të mëtejshme duke përfituar edhe nga financimet e BE me perspektivë për të përmirësuar lidhjen e Shqipërisë me rrjetin europian të hekurudhës. Hekurudha ka sens sidomos për mallra dhe që janë përgjithësi me destinacione fikse. Portet, hekurudha i blejnë porteve, fabrikave të çimentove, skrapi etj. Transporti i naftës drejt portit të Vlorës. Pra ku ka sasi të mëdha ulet kostoja e transportit. Për pasagjerin hekurudha është e vështirë në gjithë botën. Pa subvenionimin e shtetit kjo nuk mbijeton. Hekurudha është e vështirë në gjithë botën”, deklaroi Gjiknuri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021851062774658
array(1) { ["section"]=> string(77) "gjiknuri-projekti-i-hekurudhes-tirane-durres-perfundon-brenda-4-viteve-107578" }