GJIKNURI sërish ftesë PD-së, përgjigjet Gazment BARDHI: Kemi dërguar platformën me 5 pika

Publikuar tek: politike, më 15:06 09-10-2019 GJIKNURI sërish ftesë PD-së, përgjigjet Gazment BARDHI: Kemi dërguar platformën me 5 pika Sekretari i PD-së Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi u përgjigj për ftesën që kreu i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri i bëri përfaqësuesit të selisë blu Ivi Kaso për të marrë pjesën në seancën e nesërme të këtij komisioni.

Bardhi shtoi se i qëndron deklaratës së Kasos në seancën e 25 shtatorit, që theksoi se nuk mund të bëhen bisedime për Reformën Zgjedhore nëse personat e akuzuar për blerje votash janë pjesë e këtij komisioni duke iu drejtuar Gjiknurit, i cili ka dalë në përgjimet e dosjes ‘’184’’.

Zyrtari i PD-së konkludoi se opozita e bashkuar pret përgjigje nga kryeministri Rama për platformën e Reformës Zgjedhore me 5 pika, e cila kërkon që të bëhen bisedime mes përfaqësuesve ndërkombëtarë, opozitës së bashkuar dhe qeverisë.

‘’I qëndrojmë deklarimit që kemi bërë në tryezën me OSBE-në. Ne kemi propozuar platformën me 5 pika qeverisë’’, u shpreh numri 2 i PD-së.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073521137237549
array(1) { ["section"]=> string(94) "gjiknuri-serish-ftese-pd-se-pergjigjet-gazment-bardhi-kemi-derguar-platformen-me-5-pika-181387" }