Gjiknuri takon zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit: Mbështetje për dialogun e reformës zgjedhore

Publikuar tek: politike, më 19:20 10-02-2020 Gjiknuri takon zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit: Mbështetje për dialogun e reformës zgjedhore Damian Gjiknuri-Michael Morgoloss Kostantino

Numri një i mazhorancës në tryezën e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka takuar zv.drejtorin e Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Michael Morgoloss Kostantino.

Krahas fotove nga takimi, Gjiknuri ka zbuluar edhe qëllimin e këtij takimi që mesa duket lidhet me përfundimin sa më parë të reformës zgjedhore.

“Pata kënaqësinë të takohesha me Michael Margolies Konstantino, zv.drejtor në zyrën për Evropën qendrore dhe jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit. E njoha me punën që po bëhet në kuadër të procesit të reformës zgjedhore dhe bashkëpunimin e vendosur me të gjithë aktorët e përfshirë në proces. Zyrtari amerikan mbështeti dhe nxiti vazhdimin e dialogut dhe përfundimin sa më parë të reformës zgjedhore”, shkruan Gjiknuri.

Është e qartë se amerikanët duan dialog dhe zgjidhje të krizës politike në Shqipëri dhe për këtë janë duke u angazhuar në mënyrë direkte përmes takimeve me palët.

85107788_175119527158050_8435898111074762752_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Do doje të ishe kryetare e Partisë Demokratike? Grida Duma jep përgjigjen e papritur
'U bë peshk në dru nga bandat', kryebashkiaku i PS i përgjigjet Berishës: Asgjë s'është e vërtetë, 'qytetarin dixhital' e ftojmë në Elbasan »
Article Logic
Execution time: 0.012279033660889
array(1) { ["section"]=> string(120) "gjiknuri-takon-zyrtarin-e-larte-te-departamentit-amerikan-te-shtetit-mbeshtetje-per-dialogun-e-reformes-zgjedhore-194731" }