Gjiknuri tregon se Qeveria po vepron kuturu me çështjen e Zharrëzës, flet për ‘bujarinë’ e Bankers dhe sulmon grevistët

Publikuar tek: politike, më 12:06 02-03-2017 Gjiknuri tregon se Qeveria po vepron kuturu me çështjen e Zharrëzës, flet për ‘bujarinë’ e Bankers dhe sulmon grevistët

Përballja e ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri me deputetin e LIBRA-s, Ben Blushi, ka nxjerrë zbuluar faktin se qeveria shqiptare nuk ka ende asnjë plan konkret për çështjen e Zharrëzës.

Gjiknuri ka folur në Kuvend për vendimin e fundit se banorët e dëmtuar në Zharrëz nga tërmetet artificiale do të dëmshpërblehen nga qeveria dhe nga kompania Bankers Petroleum, ndonëse kjo e fundit nuk është përcaktuar ende përgjegjëse. Në këtë mënyrë, Gjiknuri ka treguar “anën bujare” të kompanisë së naftës, e cila po merr përsipër gjysmën e dëmshpërblimit, ndonëse zyrtarisht nuk është shpallur fajtore për dëmtimin në zonë.

Një tjetër moment që Gjiknuri vërtetoi paqartësinë e qeverisë për këtë çështje, ishte kur foli për opsionet se si do të veprohet pasi grupi i punës të përcaktojë shkakun e tërmeteve. Për ministrin, mundësitë më të madha janë që ky fenomen të jetë i lidhur pikërisht me kompaninë Bankers, por hetimi do përcaktojë përfundimisht të vërtetën.

Gjiknuri theksoi se tre opsionet janë: reduktimi i aktivitetit të Bankers në zonë; zgjedhja e metodave të tjera nga Bankers; zhvendosja e banorëve kundrejt dëmshpërblimit.

Nëse arrihet në opsionin e tretë të prezantuar nga ministri, zhvendosja e banorëve, atëherë paratë e taksapaguesve shqiptarë që do të hidhen për dëmshpërblimin e shtëpive mund të konsiderohen të shpërdorura.

Ministri sulmoi grevistët dhe protestuesit e Zharrëzës se janë përdorur politikisht, me qëllim vështirësimin e punës së qeverisë, pasi po kërkohet të përdoren të gjitha plagët sociale kundër çdo ministrie. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-ministri i Drejtësisë: Nuk shkojmë më aty ku u strehuan ish-trafikantë prostitutash
Gjiknuri nevrikos Blushin, deputeti i reciton “live” një poezi atij dhe Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.013385057449341
array(1) { ["section"]=> string(122) "gjiknuri-tregon-se-qeveria-po-vepron-kuturu-me-ceshtjen-e-zharrezes-flet-per-bujarine-e-bankers-dhe-sulmon-grevistet-70489" }