Gjiknuri ultimatum kryetarëve të bashkive: Po nuk performuat nuk ka asnjë lek

Publikuar tek: barometri, më 07:22 21-02-2018 Gjiknuri ultimatum kryetarëve të bashkive: Po nuk performuat nuk ka asnjë lek

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është duke mbajtur takimin sektorial për reformën e ujit. 

Në fjalën e tij, ministri Gjiknuri u shpreh se reforma e ujit është një sfidë e qeverisë, dhe për këtë kërkoi mbështetjen e gjithë deputetëve dhe kryetarëve të bashkive.

Kushti i ministrit për kryetarët e bashkive ishte performanca e mirë, në të kundërt nuk do të përfitonin asnjë fond dhe ndihmë nga qeveria.

“Në 4 vjet të reduktojmë humbjet, është sfidë shumë ambicioze. Sfida është shumë e madhe dhe duhet mbështetja e deputetëve dhe sensibilizimi i kryetarëve të bashkive. Të gjithë ne kemi mundësi të ushtrojmë më të mirën. Po nuk performuat nuk ka lek. Ai që performon ai do të marrë dhe mbështetjen financiare për ujësjellës kanalizime.”- është shprehur Gjiknuri.

Sakaq, shtoi dhe rëndësinë e grupit Parlamentar, për të cilët u shpreh se pa ndihmën e tyre, kjo reformë është e dështuar. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073909759521484
array(1) { ["section"]=> string(83) "gjiknuri-ultimatum-kryetareve-te-bashkive-po-nuk-performuat-nuk-ka-asnje-lek-110934" }