Më 15 prill, një grup studentësh dhe mësuesish nga shkolla e mesme “18 tetori” në Lushnjë vizituan Ambasadën Amerikane për të marrë pjesë në programin “Njihu me Amerikën”, organizuar nga Zyra e Burimit të Informacionit (IRC) e Ambasadës.
Gjatë vizitës së tyre, nxënësit u takuan fillimisht me Drejtoreshën e IRC-së, Matilda Vangjeli, e cila bëri një pasqyrë të Zyrës, Këndeve Amerikane në Shqipëri, si edhe programet me të rinjtë që organizohen nga Ambasada. Shefja e Marrëdhënieve me Publikun Valerie O’Brien u foli mbi karrierën në shërbimin e jashtëm ndërsa promovon diplomacinë publike nëpër botë. Valerie foli gjithashtu edhe për programet e shkëmbimit dhe rëndësia që ka për studentët njohja e kulturës dhe vlerave amerikane.
Ambasadori Donald Lu u takua me nxënësit, u foli mbi punën e tij, si dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre. Ambasadori gjithashtu u bëri pyetjeve nxënësve mbi Lushnjën dhe interesat e tyre jashtëshkollore. Nxënësit ishin kuriozë të dinin mendimin e Ambasadorit mbi shumë çështje, që nga gjërat që ai pëlqen më shumë, tek vështirësia e mësimit të gjuhës shqipe dhe e ardhmja e Shqipërisë. Aurora, në emër të grupit, i dhuroi Ambasadorit një pikturë të sajën: një shqiponjë që përfaqëson lidhjen midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Nxënësit e mbyllën vizitën me foton tradicionale në grup me Ambasadorin Donald Lu dhe Zonjën O’Brien.