Gjimnazistet shqiptare fitojnë vendin e parë në botë në konkursin e teknologjisë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:16 17-08-2019 Gjimnazistet shqiptare fitojnë vendin e parë në botë në konkursin e teknologjisë Tre gjimnazistet shqiptare dhe udheheqesja e tyre pas fitimit te vendit te pare ne konkursin nderkombetar teknologjik ne San Francisko

Tre gjimnaziste nga Tirana kanë marrë pjesë në 'Technovation challenge' që u zhvillua në atë që njihet si shtëpia e shumë kompanive që operojnë në fushën e teknologjisë, në Silicon Valley të San Franciskos, duke fituar për herë të parë në historinë e vendit tonë, vendin e parë mes gjashtë finalisteve me aplikacionin e tyre 'GjejZa' që u vjen në ndihmë grave të dhunuara.

Gjimnazistet Dea Rrozhani, Arla Hoxha dhe Jonada Shukarasi, përfaqësuan Shqipërinë dhe fituan çmimin e mes gjashtë ekipeve finaliste me anë të aplikacionit 'GJejZa' ose ndryshe 'GjejZërin', e cila mundësonte zgjidhjen e një problemi real në komunitetin e tyre përmes teknologjisë, siç është dhuna gjinore.

Aplikacioni përpos të tjerash përmban numrat e emergjencave në rast se një grua dhunohet dhe mund të bëjë lajmërimin tek autoritetet përkatëse vetëm me anë të një butoni. Po ashtu në të jepen informacione për 32 Organizata Jo Fitimprurëse (OJF) që janë aktive në respektimin dhe në mbrojtjen e të drejtave të grave. 

tecnovation.jpg

barrierat.jpg

ailaa.jpg

medaljet.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072507858276367
array(1) { ["section"]=> string(87) "gjimnazistet-shqiptare-fitojne-vendin-e-pare-ne-bote-ne-konkursin-e-teknologjise-175634" }