Gjimnazisti hakon webfaqen e Presidentit, poston mesazh për shtyrjen e datës së provimit

Publikuar tek: bota, më 16:35 30-08-2016 Gjimnazisti hakon webfaqen e Presidentit, poston mesazh për shtyrjen e datës së provimit

Nxënësit mendojnë situata nga më të ndryshmet për të shtyrë datën e provimit që të kenë mundësi të studiojnë pak më gjatë, a thua se koha nuk ka qenë e mjaftueshme.

Shpesh ata bëhen bashkë dhe i kërkojnë mësueses shtyrjen e provimit dhe në pjesën më të madhe të rasteve ia arrijnë.

Por një gjimnazist nga Sri Lanka ka shkuar shumë larg për të arritur një gjë të tillë. Ai ka hakuar webfaqen e Presidentit dhe ka postuar aty një mesazh ku njoftohet për shtyrjen e datës së provimit.

Ai argumentonte në postim se provimi prish pushimet e studentëve madje kërcënonte se nëse nuk shtyhet data, presidenti do të jepte dorëheqjen.

Fatkeqësisht plani i tij nuk u realizua. Ai u gjurmua dhe pas identifikimit u gjobit për veprimin e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041457891464233
array(1) { ["section"]=> string(93) "gjimnazisti-hakon-webfaqen-e-presidentit-poston-mesazh-per-shtyrjen-e-dates-se-provimit-51328" }