Gjimnazistja u jep të pinë qetësues kundër drogës, shtrohen në spital nxënësit e‘’Qemal Stafës’’

Publikuar tek: aktualitet, më 08:50 06-02-2015 Gjimnazistja u jep të pinë qetësues kundër drogës, shtrohen në spital nxënësit e‘’Qemal Stafës’’

Tetë gjimnazistë të shkollës ‘’Qemal Stafa’’janë shtruar në spital sepse nja nga shoqet e tyre u ka dhënë të pijnë një medicament që përdoret për qetësimin e krizave të personave që përdorin drogë.

Ngjarja, fatmirëisht nuk ka marrë përmasa edhe më të mëdha, sepse të rinjtë pasi janë mjekuar në pavionin e Toksikologjisë në QSUT nuk kanë më probleme serioze për jetën.

Ngjarja, siç bën të ditur gazeta ‘’Panorama” ka ndodhur dy ditë më parë, në ambjentet e shkollës ‘’7 Marsi’’, ku po zhvillojnë mësim nxënësit e ‘’Qemal Stafës’’.

Nxënësja 16-vjeçare G.L që tani është marrë në pyetje nga policia, mësohet t’u ketë dhënë medikamentin shokëve të saj. Bëhet fjalë për medikamentin ‘’Titus”, i cili është konsumuar edhe nga vetë ajo gjatë mësimit., një medikament shumë i fortë dhe që nuk lejohet për të rinjtë nën 18 vjeç. Më pas të rinjtë janë ankuar për dhimbje barku, të vjella dhe marrje mendsh, duke u dërguar menjëherë në spital.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VIDEO/ Ja si përmbytet ura në Gramsh, bllokohen 400 banorë
Skandali/Tapë nëpër shtëpitë e banorëve, i shkarkon Panariti »
Article Logic
Execution time: 0.013852119445801
array(1) { ["section"]=> string(97) "gjimnazistja-u-jep-te-pine-qetesues-kunder-droges-shtrohen-ne-spital-nxenesit-e-qemal-stafes-2481" }