Gjimshiti në grumbullim me kuqezinjtë, e dashura skena “hot” në disko. Futbollisti i jep fundit lidhjes

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:07 08-10-2016 Gjimshiti në grumbullim me kuqezinjtë, e dashura skena “hot” në disko. Futbollisti i jep fundit lidhjes

Berat Gjimshiti ndahet nga e dashura e tij. Të paktën një gjë të tillë kanë raportuar së fundmi mediat kosovare, që janë nisur nga fakti se modelja serbe, me të cilën mbrojtësi kuqezi ishte i lidhur prej vitesh, tashmë ka fshirë nga rrjetet sociale të gjitha fotot që kishte me Gjimshitin.

Alisia Menkoviç postoi pak ditë më parë një video në Instagram duke shkëmbyer puthje me një miken e saj në një disko të Zyrihut, pikërisht në ditën kur Gjimshiti ishte grumbulluar me Kombëtaren para takimit kundër Lihtenshtejnit.

Nuk dihet ende nëse marrëdhënia mes çiftit është mbyllur përfundimisht, por fakti që modelja serbe ka fshirë fotot që kishte në rrjetet sociale me Gjimshitin lë pak vend për të menduar të kundërtën...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075361728668213
array(1) { ["section"]=> string(105) "gjimshiti-ne-grumbullim-me-kuqezinjte-e-dashura-skena-hot-ne-disko-futbollisti-i-jep-fundit-lidhjes-55486" }