Gjyqtari i Apelit Gjin Gjoni, njëkohësisht edhe anëtar i KLD-së është zgjedhur president i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësore. Zgjedhja e Gjonit në këtë detyrë u bë gjatë konferencës së 10-të të këtij rrjeti që u zhvillua në Tiranë.
Kandidatura e gjyqtarit Gjoni si president i rrjetit u votua unanimisht nga 11 shtete që ishin pjesëmarrëse në konferencë.
Gjoni do të kryejë këtë funksion për një periudhë dyvjeçare.