Janë mbledhur sot në Baku të Azerbajxhanit Ministrat e Energjitikës të Azerbajxhanit, Shqipërisë, Gjeorgjisë, Greqisë, Italisë, Turqisë, Bullgarisë dhe zv/presidentin e Komisionit Evropian, Maros Sefcovic, për të diskutuar për ecurinë e Korridorit Jugor të Gazit.
Sipas deklaratës për shtyp të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Ministri Gjiknuri gjatë këtij takimi deklaroi se qeveria e shqiptare ka mbështetur fuqimisht realizimin e projektit të gazsjellësit TAP, pjesë e Korridorit Jugor të gazit. Gjiknuri theksoi se së fundi qeveria ka miratuar edhe kalimin e tokave shtetërore nga ku kalon tubacioni duke mundësuar tanimë nisjen e fazës së punimeve në terren për ndërtimin e rrugëve të aksesit.
“Qeveria shqiptare e sheh projektin TAP si një mundësi për diversifikimin e burimeve energjetike në vend dhe ndihmë për konsolidimin e sigurisë së furnizimitka thënë ministri Gjiknuri.
Takimin e përshëndeti edhe Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev i cili kërkoi solidaritet mes vendeve në të cilat kalon ky projekt mjaft i rëndësishëm.