Gjirokastër, 57-vjeçari gjendet i vrarë brenda kamioçinës, e kanë goditur me sende të forta

Publikuar tek: aktualitet, më 17:04 05-08-2020 Gjirokastër, 57-vjeçari gjendet i vrarë brenda kamioçinës, e kanë goditur me sende të forta Ilustruese

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot pasdite në Gjirokastër, në aksin rrugor Poliçan-Suhë.

Një 57-vjeçar me iniciale G.S., është gjendur i pajetë në kamioçinën e tij. Nga kqyrja paraprake e trupit vihen re plagë, të shkaktuara nga goditja me sende të forta.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës, teksa janë vënë në kërkim të autorit të dyshuar, i cili pas një konflikti të çastit me viktimën, e ka qëlluar me sende të forta dhe është larguar.

Megjithatë, burime policore bëjnë me dije se rrethant e kësaj ngjarje mbeten ende mister dhe të paqarta.

Policia po kontrollon zonën dhe po kontakton persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe ka ngritur pika kontrolli.

Njoftimi i policisë

Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010284900665283
array(1) { ["section"]=> string(96) "gjirokaster-57-vjecari-gjendet-i-vrare-brenda-kamiocines-e-kane-goditur-me-sende-te-forta-216194" }