Arrestohen nga Policia e Gjirokastrës dy persona për armëmbajtje pa leje, pas kontrollit në banesën e tyre ku u gjet arma e zjarrit tip automatik i markës “Zastava”, dhe një krehër me 29 fishekë.
Të arrestuar janë shtetasit Hetem Demçe 25 vjeç me banim në Gjirokastër dhe Roland Shemollari 24 vjeç, banuës në Roskovec të Fierit. Gjatë kontrollit të ushtruar , rezultoi se në rrethimin e brendshëm të banesës , të futur në një thes plasmasi u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatik i markës “Zastava”, dhe një krehër me 29 fishekë.