Moti i keq ditën e sotme ka shkaktuar shumë incidente.
Mësohet se kanë mbetur pa energji 23 fshatra në të gjithë territorin e rajonit jugor.
Bëhet me dije se në Qarkun e Gjirokastrës, kanë mbetur pa energji 23 fshatra në të gjithë territorin e rajonit jugor.
Ndërsa pasojë e erës së fortë në Tepelenë janë shembur telat përcjellës të rrymës duke lënë pa energji 13 fshatra si Rabie, Xhaxhak dhe Levan.
Sakaq, dhe në Përmet pa energji si pasojë e motit të keq kanë mbetur 3 fshatra pjese e Njesise Administrative Sukë.