Gjirokastër, gruaja vret me thikë bashkëshortin

Publikuar tek: aktualitet, më 09:00 22-02-2015 Gjirokastër, gruaja vret me thikë bashkëshortin Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen 18 shtatori, në qytetin e Gjirokastrës.

Dituri Meni 62-vjeç ka goditur me thikë bashkëshortin e saj Flamur Meni 66-vjeç.

 

66-vjeçari është transportuar drejt spitalit të Gjirokastrës, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetoj.

 

Policia ka mbërritur në vëndngjarje duke arrestuar Dituri Menin dhe po heton rrethanat e ngjarjes. 

 

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 21:00 pas një konflikti mes çiftit. Fillimisht familjarët u shprehën se viktima kishte tentuar vetëvrasjen, por pas hetimeve të kryera rezultoi se ai ishte vrarë.

 

Ndërkohë nga Tirana është nisur një grup i mjekësis ligjore i cili do të bëjë ekspertimin e trupit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident në Tiranë, furgoni përlaset me kamionin
Shqiptarët në “podium” për drogë dhe mashtrim në Britani »
Article Logic
Execution time: 0.012227058410645
array(1) { ["section"]=> string(51) "gjirokaster-gruaja-vret-me-thike-bashkeshortin-4088" }