Gjirokastër, ndalohen 40 klandestinë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:53 15-02-2015 Gjirokastër, ndalohen 40 klandestinë

Ndalohen në Gjirokastër 40 klandestinë të cilët mendohet se kanë hyrë nga kufiri me Greqinë.

Pas operacionit të koduar “mjegulla”, policia kufitare e Gjirokastrës, ka arritur të ndalojë 40 shtetas nga vendet e treta. Klandestinët, 25 nga Eritrea dhe 15 nga Siria do të riatdhesohen në vendet e tyre. Nuk bëhet e ditur nëse klandestinët janë ndihmuar nga ndonjë person për kalimin e kufirit.

Fluksi i klandestinëve ne Shqipëri është rritur gjatë viteve të fundit si pasojë e luftërave ne shtetet e origjinës. Klandestinët shpesh nuk kërkojnë azil në Shqiperi por e përdorin këtë rrugë për të kaluar në vendet perëndimore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Durrës, grabiten kamionët në tragetin e linjës Bari-Durrës
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina ngjit bordurën »
Article Logic
Execution time: 0.013537168502808
array(1) { ["section"]=> string(40) "gjirokaster-ndalohen-40-klandestine-3373" }