Policia e Gjirokastrës ka ndaluar 27 klandestinë të cilët po tentonin të kalonin kufirin.
Sipas policisë, 25 prej klandestinëve ishin nga Siria ndërsa dy prej tyre ishin nga Eritrea. Gjendja shëndetësore e klandestinëve mësohet të jetë e mirë ndërkohë që po punohet për kthimin e tyre në atdhe.