Gjirokastra ndërhyn me sinjalistikë kufizuese për respektimin e distancave sociale në mjediset publike

Publikuar tek: aktualitet, më 20:38 07-04-2020 Gjirokastra ndërhyn me sinjalistikë kufizuese për respektimin e distancave sociale në mjediset publike

Për të garantuar distancat sociale në mjediset publike në Gjirokastër janë zbatuar masat e reja për respektimin e distancimit social dhe shmangien e grumbullimit të njerëzve.

 

Vija dhe shenja kufizuese janë shënuar në rrugë e trotuare para njësive tregëtare, supermarkete, zyra postare, tregje apo njësi të tjera shërbimi.

Krahas vendosjes së sinjalistikës së dedikuar, me shenjat të qarta dalluese për të respektuar distancat, sistemi i ri monitorohen gjatë orareve të lejuara nga vullnetarët dhe policia bashkiake.

Kjo praktikë e aplikuar sot në disa pika të qytetit, ka bërë që qytetarët të jenë më të motivuar në respektimin e rekomandimit të ekspertëve për distancat në mjediset tregëtare.

ertg3ehg34h4h.jpg

"Duke monitoruar nga afër këtë infrastrukturë të re orjentuese, kemi konstatuar se qytetarët i respektojnë më mirë se më parë distancat sociale në terren", u shpreh kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi.

Ndërsa kreu i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Shpëtim Novi duke vlerësuar si tepër të dobishme këtë risi në vargun e masave mbrojtëse nga coronavirusi nënvizoi: "Qysh në ditën e parë të vënies nē funksionim të këtij sistemi orjentues, me respektimin nga qytetarët u dëshmua dobishmëria e këtyre masave të reja mbrojtese.

Nga Engjëll Serjani 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091009140014648
array(1) { ["section"]=> string(109) "gjirokastra-nderhyn-me-sinjalistike-kufizuese-per-respektimin-e-distancave-sociale-ne-mjediset-publike-201789" }