Gjirokastra solidare me popullin italian, ndriçon qytetin me flamurin trengjyrësh

Publikuar tek: aktualitet, më 22:13 29-03-2020 Gjirokastra solidare me popullin italian, ndriçon qytetin me flamurin trengjyrësh Gjirokastra mbulohet me ngjyrat e flamurit italian

Ngjyrat e flamurit italian u ndezën mbrëmjen e sotme në shenjë solidariteti me dramën e popullit fqinjë dhe mik në pikën më të dukshme të Gjirokastës.

Ky gjest simbolik solidariteti ishte një inisiativë e kryetarit të bashkisë Flamur Golemi per të perciellë mesazhin e solidaritetit për tragjedinë njerëzore që po shkakton pandemia e COVID-19 në këtë vend.

"Ky është një gjest tepër simbolik me anë të së cilit perciellim dy mesazhe: solidaritetin vëllazëror me popullin italian për humbjen e qindra jetëve nga pandemia dhe mesazhin për qytetarët tanë që të respektojnë rigorozisht masat mbrojtëse që kjo tragjedi të mos përsëritet tek ne", u shpreh kryebashkiaku Golemi në momentin e ndezjes së dritave.

Paneli i ndriçuar me tri ngjyrat e flamurit italuan është vendosur në kodrën historike të Opeliskut, vend që mund të dallohet 360 gradë nga të gjitha lagjet e qytetit të gurtë.

Deri tani qyteti dhe qarku i Gjirokastrës nuk shënon asnjë banor të prekur apo të dyshuar si i prekur nga koronavirusi.

Sipas kryebashkiakut të Gjirokastrës Flamur Golemi, kjo situatë e mosinfeksionit lidhet me angazhimin maksimal të policisë, institucioneve të shëndetësisë, emergjencë, dhe sherbimeve të posaçme të bashkisë dhe po kaq edhe kulturë qytetare për të respektuar me rigorizitet masat mbrojtëse te carantinës.

Nga Engjëll Serjani

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.1067898273468
array(1) { ["section"]=> string(87) "gjirokastra-solidare-me-popullin-italian-ndricon-qytetin-me-flamurin-trengjyresh-200579" }