Gjirokastriti bën gjestin human, gjen të plagosur shqiponjën e malit dhe i paguan shpenzimet për trajtim të specializuar

Publikuar tek: aktualitet, më 15:42 10-10-2019 Gjirokastriti bën gjestin human, gjen të plagosur shqiponjën e malit dhe i paguan shpenzimet për trajtim të specializuar

Një individ i shqiponjës së malit është gjetur i plagosur në një prej territoreve të kalit të qyqes (Neophron percnopterus) në zonën e Kurveleshit.

Bëhet fjalë për një individ juvenil, i cili ishte plagosur rëndë në krahun e djathtë. Shpendi u gjet në gjëndje të dobët fizike nga një banor i fshatit Golëm në Gjirokastër, i cili fillimisht kërkoi ndihmë mjekësore në Gjirokastër dhe më tej u vu në kontakt me ekipin e PPNEA.

Banori u angazhua që me shpenzimet e tij t’a sillte shpendin deri në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Tashmë shpendi po trajtohet me përkushtim maksimal nga ekipi i Albanian Ëildlife Rescue Team deri në rikuperimin e plotë të tij në mënyrë që t’i rikthehet habitatit të mëparshëm. Mbas ekzaminimeve përkatëse, është arritur në përfundimin që shpendi mund të jetë plagosur aksidentalisht gjatë gjuetisë.

Kujtojmë që shqiponja e malit ka pësuar një rënie shumë të fortë të popullatës gjatë më pak se një gjenerate të saj dhe shpëtimi i qoftë edhe një individi të vetëm është domethënës për rimëkëmbjen e shpendit më të dashur të të gjithë bashkombasve: shqipes sonë.

72354588_2537381449641848_1835716249770786816_n.jpg72265145_2537387766307883_3755529007169273856_o.jpg72743731_2537381482975178_2412468823627137024_o.jpg72110631_2537381406308519_5367221759940493312_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026637077331543
array(1) { ["section"]=> string(126) "gjirokastriti-ben-gjestin-human-gjen-te-plagosur-shqiponjen-e-malit-dhe-i-paguan-shpenzimet-per-trajtim-te-specializuar-181522" }