Gjithë ditën akuzon qeverinë e firmat, por afër natës, deputeti i PS gjen nje rrugë të pastruar

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:38 06-01-2017 Gjithë ditën akuzon qeverinë e firmat, por afër natës, deputeti i PS gjen nje rrugë të pastruar Foto te rrugeve te papastruara publikuar nga deputeti i PS, Pjerin Ndreu

Pasi ka gjithë ditën që thotë se rrugët nacionale që të cojnë në Pukë nuk pastrohen dhe nuk është hedhur asnjë kokërr kripë; pasi ka kërkuar hetim të firmave që merren me mirëmbajtjen e rrugëve për shkak të abuzimit në këtë kohë të jashtëzakonshme, më në fund, Pjerin Ndreu ia ka arritur qëllimit. Ka gjetur një rrugë që është e pastruar. 

Vetëm 20 minuta pa rënë nata, rruga e Pukës është zhbllokuar dhe kripa ka filluar të hidhet brenda 20 minutave.

Dhe vetë deputeti në rrjetin social, falenderon firmën e mirëmbajtjes dhe pronarin e saj për punën e mirë që po bën për mirëmbajtjen e rrugës drejt Pukës.

E gjithë kjo e ka një argumentim: Ose presioni i deputetit ndaj firmës ka qenë shumë i madh, ose presioni i firmës ndaj deputetit ka qenë shumë i madh.

Këtë, mund ta sqarojë vetëm Pjerini…

Në një lidhje ekskluzive për newsbomb.al, deputeti sqaron se nuk ka ndryshuar qëndrim, porse ne gjithë zonën vetem aksi Pukë - Fushë Arrëz është i pastruar. 

"Duhet të jeni në zonë: akset Shkodër - Pukë; Fierzë; Qafë Mali; Kukës; Qafë Qeli - Pukë janë të bllokuara. Janë disa firma pastrimi që duhet të mirëmbajnë rrugët. Dhe vetëm njëra ka punuar. Të tjerat, nuk kanë hedhur asnjë kokërr kripë. Eshtë skandal. Autoriteti i Rrugëve duhet të jetë në kontroll të plotë të situatës", deklaroi deputeti Pjerin Ndreu për Newsbomb.al

fushe arrez

foto puka1 copy

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11796903610229
array(1) { ["section"]=> string(113) "gjithe-diten-akuzon-qeverine-e-firmat-por-afer-nates-deputeti-i-ps-ndryshon-qendrim-per-pastrimin-e-rrugeve-64781" }