Gjithë vëmendja te 30 qershori, numri 2 i PD: Arta Marku të hetojë krimin elektoral të dosjeve 184/339

Publikuar tek: aktualitet, më 13:26 25-06-2019 Gjithë vëmendja te 30 qershori, numri 2 i PD: Arta Marku të hetojë krimin elektoral të dosjeve 184/339

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi i ka kërkuar prokurores së përgjithshme Arta Marku të hetojë dosjet 184 dhe 339 për të ndëshkuar krimin elektoral.

'Përfaqësuesja e Edi Ramës në prokurorinë e Përgjithshme po humb kohën kot me udhëzime e shkresa pa vlerë. Boll pengove hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të hajdutëve të zgjedhjeve, të kapur me përgjime të ligjshme të prokurorisë për krime të rënda', shkruan Bardhi në reagimin e tij vetëm pak minuta më parë.

'Krime zgjedhore të rënda janë blerja e votave, kanosja e votuesve, presioni mbi administratën apo përdorimi i administratës për zgjedhje. Këto krime duhen ndëshkuar, pavarësisht nëse janë kryer nga Ulsiu, Damiani apo Vangjushi. Pa u ndëshkuar hajdutët e zgjedhjeve, nuk mund të ketë zgjedhje të tjera në Shqipëri. Boll më me lojra dhe propagandë. Kohë për drejtësi është tani', shkruan Bardhi.

Numri dy i Partisë Demokratike bën këtë deklaratë vetëm pak orë pasi zyrtarja e ambasadës së SHBA ishte në zyrën e kreut të PD Lulzim Basha, i cili nuk pranoi të komentonte bisedën mes tyre.

Ndërkohë që gjithë debati është përqëndruar për datën 30 qershor, kur është vendosur mbajtja e zgjedhjeve lokale në vend.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10657596588135
array(1) { ["section"]=> string(107) "gjithe-vemendja-te-30-qershori-numri-2-i-pd-arta-marku-te-hetoje-krimin-elektoral-te-dosjeve-184-339-169687" }