Gjithë vëmendja te ASTIRI, por kryebashkiaku i TIRANES ka një mesazh për banorët e vet: Ç’duhet të bëni

Publikuar tek: politike, më 11:40 12-11-2019 Gjithë vëmendja te ASTIRI, por kryebashkiaku i TIRANES ka një mesazh për banorët e vet: Ç’duhet të bëni Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj reagoi mëngjesin e sotëm për përplasjet në zonën e Unazës së Re, ku banorët kundërshtojnë prishjet e IKMT për zgjerimin e rrugës, raporton newsbomb.al.

Veliaj tha se askush nuk duhet të bëhet pengesë për rrugën dhe se banorët duhet të marrin kompensimin që u ka dhënë qeveria për shtëpitë e tyre.

Por, deklarata e tij ka hasur kundërshtime, ndërsa te Unaza e Madhe vazhdon bllokimi. Por ky është vetëm një aspekt i frontit të punës në kryeqytet, raporton newsbomb.al.

Pak minuta më parë, kryetari i Bashkisë fton qytetarët e Tiranës të vendosin nga një flamur kuq e zi nëpër ballkonet a dritaret e shtëpive të tyre, për të pritur festimet e 75 vjetorit të Çlirimit të kryeqytetit.

“Prite kuqezi 75-vjetorin e Çlirimit dhe festat e nëntorit! Le ta bëjmë të gjithë bashkë! Valëvit Flamurin!” bën thirrje kryebashkiaku Veliaj, raporton newsbomb.al.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.09358286857605
array(1) { ["section"]=> string(108) "gjithe-vemendja-te-astiri-por-kryebashkiaku-i-tiranes-ka-nje-mesazh-per-banoret-e-vet-c-duhet-te-beni-185594" }