“Gjithmonë sillet sikur i bien në qafë”, Gazment Bardhi i PD: Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës me Edi Ramën

Publikuar tek: politike, më 09:19 27-01-2021 “Gjithmonë sillet sikur i bien në qafë”, Gazment Bardhi i PD: Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës me Edi Ramën Shkeputur nga vvideo e shperndare nga Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, thotë se shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës me kryeministrin Rama, pasi sa herë që njerëzit e tij kapen në përgjime, ai vetëm justifikohet.

Sipas Bardhit, më 25 Prill shqiptarët do t’i tregojnë vendin kësaj qeverie dhe do të votojnë për ndryshimin!

“Sa herë njerëzit e tij kapen në përgjime në pazar me trafikantët e drogës, duke blerë vota me krimin e organizuar apo duke shitur tendera, koncesione dhe leje ndërtimi, Edi Rama vetëm justifikohet. Ai kurrë nuk di asgjë, gjithmonë sillet sikur i bien në qafë të tjerët.

Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Ramën dhe justifikimet e tij. Ata e dinë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë.

Askush nuk e beson më Edi Ramën. Në 25 Prill shqiptarët do t’i tregojnë vendin kësaj qeverie dhe do të votojnë për ndryshimin”, shkruan Bardhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Genc Ruli tregon si u zgjodh Sali Berisha në krye të PD-së
Erion Braçe ironizon Programin e LSI-së: Bëhet realitet në 5 minuta, por zgjat 25 vite! Ooo Suuuudeeeeee ku je? »
Article Logic
Execution time: 0.011580944061279
array(1) { ["section"]=> string(119) "gjithmone-sillet-sikur-i-bien-ne-qafe-gazment-bardhi-i-pd-shqiptareve-u-ka-ardhur-ne-maje-te-hundes-me-edi-ramen-236557" }