GJKKO lë në burg Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, rrëzohet kërkesa për lirimin nga qelia

Publikuar tek: aktualitet, më 14:00 21-01-2020 GJKKO lë në burg Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, rrëzohet kërkesa për lirimin nga qelia

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Emiljano Shullazit dhe grupit të tij për të shuar masën e sigurisë. 

 

Në seancën e sotme gjyqësore, Këshilli i Lartë Gjyqësor, depozitoi një shkresë ku legjitimon gjyqtarët Artur Kalaja, Etleva Temo dhe Albana Boksi për të gjykuar procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë.

Ndërkohë prej më shumë se një vit dosja Shullazi vazhdon ‘të zvarritet’ në apel.

Ditën e djeshme seanca u shty për herë të tretë në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.

Kujtojmë se në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg. Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021220922470093
array(1) { ["section"]=> string(98) "gjkko-le-ne-burg-emiljano-shullazin-dhe-grupin-e-tij-rrezohet-kerkesa-per-lirimin-nga-qelia-192710" }