Gjoba ndaj të moshuarës, qytetarët mobilizohen për t’i ardhur në ndihmë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:57 11-03-2016 Gjoba ndaj të moshuarës, qytetarët mobilizohen për t’i ardhur në ndihmë

Një foto e shkrepur ditën e sotme në rrugët e Tiranës, tregonte se si një të moshuare që shiste në rrugë po i sekuestrohej malli. Ndoshta ndjesia e të pafuqishmes që transmetonte përpara një institucioni që kërkon të vendos rregull në qytet në këtë mënyrë, bëri që shumë njerëz të reagonin ndaj këtij veprimi.

Ndonëse Bashkia e Tiranës u mundua të justifikohej dhe njoftoi se gjoba ishte paguar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale nga qytetarë shqiptarë jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij, që kërkojnë të ndihmojnë të moshuarën.

Me dhjetra mesazhe janë publikuar nga faqja “Jeta Osh Qef”, ndërsa të tilla kanë mbërritur edhe në adresën e aktorit Julian Deda, të cilat ai i ka bërë publike.

Nga njoftimi i bashkisë mësohet se emri i të moshuarës është Xhevrije Mici, por nuk ka asnjë të dhënë më shumë.

12799230_10153656988473371_8201625948547926010_n.jpg

12800351_10153656988543371_4360715222427192650_n.jpg

12802748_10153656988438371_1572365788203294183_n.jpg

12805763_10153656988608371_9195619150115862437_n.jpg

12809749_10153656891428371_1129745586997813649_n.jpg 

12814732_10153656988533371_7921610528527512096_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018891096115112
array(1) { ["section"]=> string(76) "gjoba-ndaj-te-moshuares-qytetaret-mobilizohen-per-t-i-ardhur-ne-ndihme-34870" }